16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Vera “hallakatë” zyrën e Kurtit

- Advertisement -

Ditëve të fundit dukshëm kemi ngritje të temperaturave.

E për ditët e nxehta të verës, të gatshëm janë treguar nga Zyra e Kryeministrit derisa janë furnizuar me Air- Condiciton afro një mijë euro.

Me fillimin e muajit maj, zyra e Kurtit e ka parë të nevojshme që të furnizohet me aparatura elektrike që mbajnë në nivel ngrohjen e hapësirës.

E kur flasim për temperaturat e verës, Zyra e Kurtit ka bërë edhe një ndryshim tjetër.

Në gjysmën e vitit 2023, Zyra e Kryeministrit e ka parë të arsyeshme që të ndërrojë edhe perdet, duke i blerë të llojit ‘rolne’.

Por, këto nuk janë investimi i vetëm që Zyra e Kurtit ka bërë këto ditë.

Nga një operator ekonomik ata janë furnizuar edhe me kolltuqe, të cilat i kushtuan jo më shumë se 1 mijë euro.

Ditë më parë, për Zyrën e Kurtit përmes prokurimit janë kërkuar edhe 8 tavolina si dhe 32 karrige.

Vlera e parashikuar e tyre, është paraparë të jetë diku rreth 3 mijë euro.

Bazuar në shifrat që janë paraqitur nga prokurimi, më konkretisht tenderët e finalizuar zyra e Kryeministrit të vendit përgjatë pak javëve ka ndarë hiç më pak se 6 mijë euro për renovim. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit