Një akt i paprecedent ka ndodhur sot gjatë ditës në komunën e Prishtinës, ku menjëherë pas miratimit të buxhetit, asamblisti i Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka vandalizuar sallën e mbledhjeve, shkruan Gazeta Express.
Menjëherë pas kësaj, reagime të shumta janë bërë në lidhje me këtë veprim, duke kritikuar këtë parti e vetë Sveçlën.
Lidhur me këtë akt, ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Shkelzen Maliqi, i cili veprimin e Sveçlës e komentoi shkurt në Facebook, duke thënë se: ‘‘Vetevendosja po ushtrohet per me u kthy në Opozitë!’’.