Ambasada e SHBA-së në Prishtinë vlerëson bashkëpunimin me Kosovën në luftën kundër krimit kibernetik

- Advertisement -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka vlerësuar bashkëpunimin mes institucioneve amerikane dhe atyre të Kosovës në luftën kundër krimit kibernetik ndërkombëtar.

Përmes një postimi, Ambasada amerikane ka falënderuar Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe institucionet tjera të përfshira për bashkëpunimin në një rast që përfundoi me dënimin e një ish-ushtari amerikan.

“Një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm SHBA-Kosovë në luftën kundër krimit kibernetik ndërkombëtar. Falënderojmë Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe institucionet e Kosovës, si dhe të gjithë të përfshirët, për bashkëpunimin e shkëlqyer në sjelljen e këtij rasti para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Sipas FBI-së, ish-ushtari amerikan Cameron Wagenius është dënuar me 70 muaj burgim për komplot për të hakuar bazat e të dhënave të kompanive të telekomunikacionit, për të siguruar qasje në të dhëna të ndjeshme dhe për të zhvatur kompanitë përmes kërkesave për pagesë.

 

Të ngjashme

Të fundit