Hamza falënderon deputetët për votimin e Deklaratës në mbrojtje të UÇK-së: Tani të votohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka falënderuar deputetët që kanë votuar pro Deklaratës në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

 

Hamza është shprehur se sot u dëshmua se mund të ndërtohet një vullnet i përbashkët politik për mbrojtjen e vlerave tona dhe të së vërtetës historike.

 

“Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe përmes votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ky vullnet duhet të përkthehet në veprim konkret, në mënyrë që, si shtet me institucione të qëndrueshme dhe funksionale, të përballemi me sfidat që kemi përpara”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

 

Link: https://www.facebook.com/bedrihamza.official/posts/pfbid0JmodzkYdhT9mcakxByxfg3juCaBvm3M9Z4tvMx5s5mpHrbxjmmXRECFLh7826zGXl?__cft__[0]=AZg33IUydaUo1iYB9PeFHYG5TEqzfNGyuDQIbnFeZsX-QL7vZQ72wCY8s8BbCIEIahBatIWaVWY5Y4IBgzU1HK8udkRVElue9nDdtc14Q-yl6DDaYG_tWquvdiK1QYjcHjVStUVlSLs4qy6t0JDqjPRFd6lm-KWJRIzZAW9mldMNjzES_-cIJfrDKg8&__tn__=%2CO%2CP-R

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit