13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Vepra arti e kriptovaluta, kjo është pasuria e Memli Krasniqit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Krasniqi ka deklaruar se posedon një banesë e cila është në emër të tij, vlera e të cilës është rreth 120 mijë euro dhe një shtëpi për të cilën ka thënë se është e përbashkët me familjarët.

Te pasuria e paluajtshme, ai ka deklaruar deri në vlerën 18 mijë euro se ka disa vepra arti dhe libra.
Po ashtu, Krasniqi ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon një veturë në vlerë rreth 21 mijë euro.

Kreu i PDK-së, ka deklaruar edhe posedimin një numri të konsiderueshëm të kriptovalutave të tilla si: Bitcoin, Ether, Binance Coin, Ether Classic.

Para të gatshme në bankë ka 3 mijë e 394 euro, me prejardhje nga paga. Bashkëshortja e tij ka mbi 32 mijë euro nga “paga, shpërblimi dhe trashëgimia”, sipas regjistrit.

Në të ardhurat vjetore, Krasniqi ka deklaruar pagë vjetore prej 19 mijë e 295 eurosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit