Familjarët e ngushtë të katër ish-krerëve të UÇK-së ndodhen prej disa ditësh në Hagë, në pritje të shpalljes së verdiktit përfundimtar që pritet të jepet të mërkurën.
Nga Haga po raporton drejtpërdrejt gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku, e cila bëri të ditur se familjarët po zhvillojnë vizitat me katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa shpresojnë që këto të jenë vizitat e fundit.
“Kemi informacion se vetëm familjarët e ngushtë të katër ish-krerëve të UÇK-së ndodhen prej ditësh në Hagë. Kemi edhe informacione se familjarët po kryejnë vizitat e tyre, siç edhe ata po shpresojnë se këto do të jenë vizitat e fundit”, tha Mujku






