Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se të martën, më 15 shtator, do të organizojë marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Marshimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, nga ora 18:00, në prag të aktgjykimit përfundimtar në Hagë.
“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Ata kanë ftuar shqiptarët të marrin pjesë, duke deklaruar se synojnë të përcjellin solidaritet dhe mbështetje për katër ish-krerët e UÇK-së.
“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi”, thuhet në njoftim.






