Një gjykatë ruse ka dënuar me vdekje dy ushtarë britanikë dhe një maroken, të cilët u kapën rob në Mariupol.
Mirëpo, ambasadori ukrainas në Britani tha se vendimi i ashpër i dënimit me vdekje nuk ekzistonte në vendin e tij.
Duke folur në BBC World News, Vadym Prystaiko tha se po vazhdonin diskutimet për shkëmbimin e të burgosurve dhe lirimin e ushtarëve.
Prystaiko tha se ishte në “kontakt të vazhdueshëm” me familjet e dy britanikëve të kapur nga forcat ruse dhe u kërkoi atyre të besojnë në aftësinë e Ukrainës për të negociuar.
Burrat u dënuan me vdekje nga një gjykatë në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht.
Duke diskutuar për vuajtjet e raportuara në Mariupol, ai shpjegoi frikën e tij se situata nuk do të bëhet më e lehtë me rritjen e temperaturave.
Ukraina ka nevojë për një kombinim të mbështetjes politike, ushtarake dhe financiare për të rindërtuar vendin, shtoi ai. /abcnews.al/