10.6 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Ukraina kërkon nga NATO që ftesa për anëtarësim t’i bëhet javën e ardhshme në një takim në Bruksel

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha u ka kërkuar homologëve të tij të NATO-s që t’i bëjnë ftesë Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës gjatë një takimi në Bruksel javën e ardhshme.

“Unë ju bëj thirrje që ftoni Ukrainën për t’u bashkuar me aleancën”, tha Sybiha.

Bëhet e ditur se Kievi paraqiti kërkesën e tij për t’u bashkuar me NATO-n në shtator 2022 dhe në korrik 2024.

Edhe pse NATO pohoi “rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt integrimit të plotë euro-atlantik, duke përfshirë anëtarësimin në aleancë, ukrainasit nuk kanë marrë ndonjë vendim përfundimtar, shkruajnë mediat e huaja,

Sipas Sybihas, një ftesë në NATO do të bëhej “përgjigja adekuate e aleatëve ndaj përshkallëzimit të vazhdueshëm të luftës nga Rusia që ka nisur”.

Ai përmendi “dhjetëra mijëra” ushtarë të Koresë së Veriut të përfshirë në luftë dhe një sulm të fundit kundër Ukrainës me Oreshnik, raketën e re balistike me rreze të mesme veprimi të Rusisë (IRBM).

“Ne besojmë se ftesa duhet të bëhet në këtë fazë”, deklaroi ministri.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky së fundmi ka deklaruar se janë gati t’i japin fund luftës në këmbim të anëtarësimit në NATO, edhe nëse Rusia nuk i kthen “menjëherë” tokat e pushtuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit