10.6 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Për herë të parë prej fillimit të luftës, Zelensky shprehet i gatshëm për të hequr dorë përkohësisht nga territoret e pushtuara nga Rusia

- Advertisement -

Për herë të parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm t’i dorëzojë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

“The Telegraph” raporton se presidenti i ka bërë këto deklarata, duke thënë se mund të heqë dorë përkohësisht nga territori, në këmbim të një “ombrelle të NATO-s” mbi territorin që Ukraina e mban ende.

Ai ka shtuar se Kievi më vonë mund të negociojë “diplomatikisht” kthimin e territorit në linde, që aktualisht është nën kontrollin rus, pasi të kenë rënë dakord për një armëpushim, transmeton nacionale.

“Nëse duam t’i japim fund fazës së nxehtë të luftës, duhet të marrim ombrellën e NATO-s në terirtorin e Ukranës që e kemi nën kontrollin tonë.” – ka thënë Zelensky, përmes një përkthyesi, në një intervistë për “Sky News”.

“Këtë duhet ta bëjmë shpejt, dhe më pas, Ukraina mund ta marrë pjesën e tjetër të territorit të saj në mënyrë diplomatike”.

Ombrella e NATO-s” mund të nënkuptojë anëtarësim në NATO ose garanci individuale të sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Anëtarësimi i plotë do ta pengonte Vladimir Putinin nga nisja e një pushtimi të ardhshëm, pasi do të shkaktonte një luftë me Perëndimin përmes Nenit 5.

Sidoqoftë, Putin veç ka refuzuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë e ndonjë marrëveshje të ardhshme për paqe.

Komentet e Zelenskyt erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse Kievi do të ishte i gatshëm t’i jepte territor Moskës krejtësisht në këmbim të anëtarësimit të plotë në NATO.

Zelensky e hodhi poshtë këtë, por shtoi: “Askush nuk na ka ofruar të jemi në NATO vetëm me një pjesë ose një pjesë tjetër të Ukrainës”.

Ai tha se “mund të ishte e mundur, por askush nuk e ka ofruar”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit