10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Shpërthimi në Zubin Potok, Zeqiri: Dëmtimi i këtij kanali mund të shkaktojë pasoja të mëdha

- Advertisement -

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Zeqiri ka thënë se nuk ka persona të lënduar.

Nuk ka dëme në njerëz. Në një shtëpi ka dëme materiale. Është dëmtuar kanali i Ibër Lepencit i cili e përcjell ujin në dy zonat nga komunat Mitrovicë e deri te Obiliqi atje.” – ka thënë Zeqiri në Politiko.

Zeqiri tutje ka thënë se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Është bo një shpërthim bukur i forte dhe dëmtimet janë shumë të mëdha.” – ka thënë Zeqiri.

Sipas tij këtë sulm e ka cilësuar si akt terrorist

Fjalën e fundit e japin Policia e Kosovës. Unë mendoj që këtu ka të bëjë për një akt divertal terrorist me qëllim të dëmtimit. Natyrisht dëmtimi i këtij kanali mund të shkaktojë pasoja të mëdha të furnizimit me ujë të të gjitha qyteteve në Mitrovicë, Vushtrri e deri te Obiliq e anena.” – ka thënë Zeqiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit