Gjesti ka marrë dje një shpërblim nga Vëllai i Madh si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Valixhja e tundimeve” e priste banorin te dhoma e surprizave dhe brenda kishte 7 zarfe me shpërblime dhe dënime.
Gjesti 3 zarfe i hapi mbrëmjen e djeshme. Por, që gjatë natës Gjesti e humbi vigjilencën dhe e zuri gjumi.
Pikërisht në këtë moment, Vserlo pa mundësinë perfekte për t’i ndërhyrë në lojë dhe, pa u vënë re, i vodhi dy zarfa nga valixhja.
Ndërsa, Vëllai i Madh sot solli një zarf tjetër në shtëpi duke i bërë me dije banorëve që duhet të kthejnë zarfat e fshehur.