Jozi lajmërohet për herë të parë pas incidentit me Edin

- Advertisement -

Këngëtari i njohur shqiptar, Jozefin Marku, i njohur si Jozi, ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas incidentit me ish-banorin e Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi.

Përmes një postimi në Instagram, Jozi ka falënderuar ndjekësit për interesimin dhe mbështetjen, ndërsa ka paralajmëruar edhe një projekt të ri muzikor.

“Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen. Projekti i ri po vjen së shpejti. Ju dua”, ka shkruar Jozi.

Ky është postimi i parë i këngëtarit pas incidentit, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

 

Të ngjashme

Të fundit