Gruda: E respektoj Bekim Sejdiun si intelektual, por Kurti atë e zgjodhi sepse e dinte që nuk votohet nga Avdullah Hoti

- Advertisement -

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ka respekt për Bekim Sejdiun si intelektual i Kosovës.

Por, Gruda tha se Kurti pikërisht e ka zgjedhur atë, duke e ditur se Avdullah Hoti nuk do ta votonte.

“Unë e njoh Bekim Sejdiun, por si është propozuar e kam ditur që është votuar për mos me u zgjedh”.

“Si është e mundur që prej krejt intelektualëve, Kurti e gjen një person që pikërisht Avdullah Hotin e rrëzon nga pozita e kryeminsitrit”, ka thënë ai në Pressing.

Të ngjashme

Të fundit