Genta Ismajli humb babanë

- Advertisement -

Këngëtarja Genta Ismajli po kalon momente të vështira në jetën e saj.

Ajo është në zi për shkak të vdekjes së babait të saj Mukadem Ismajli.

Lajmin e hidhur e dha vet ajo përmes një postimi prekës në Instastory.

“Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim

Faleminderit për çdo përqafim, çdo këshillë dhe për dashurinë e madhe që vetëm ti dije të më japësh. Do të të kërkoj në çdo sekondë të jetës sime, në çdo hap e në çdo sukses timin, sepse ti do të jesh përgjithmonë engjëlli im mbrojtës.

Pusho në paqe, BAB.

Të dua dhe do të të dua gjithmonë!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit