PDK i drejtohet sot sërish Gjykatës Kushtetuese

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sërish sot Gjykatës Kushtetuese, ku ka paralajmëruar një konferencë për media.

Në njoftimin e dërguar mediave bëhet e ditur se kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim Gruda do të deklarohen para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Konferenca do të mbahet nga ora 09:00, ndërsa PDK ka paralajmëruar se do të kontestojë votimin e Qeverisë Kurti 4.

Të ngjashme

Të fundit