18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Veliaj mban agjërim në burg- Berisha: Zoti ja pranoftë, por edhe vjedhjet e tij le t’i dorëzojë…

- Advertisement -

Pas fjalës së tij të fortë në Parlament, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një koment për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit.

Berisha, në fjalën e tij për mediat jashtë Kuvendit, e ka komentuar këtë veprim të Veliaj si një akt personal, por ka shtuar se “Zoti ja pranoftë agjërimin, por edhe vjedhjet e tij le t’i dorëzojë, t’ua japë atyre që ua ka marrë, që të pastrojë shpirtin.”

Në fjalët e tij, Berisha ka theksuar se në doktrinën e Islamit, “edhe një moment po të lutesh te Zoti, ai të pranon”, duke sugjeruar që Veliaj, përveç agjërimit, duhet të shlyejë edhe veprimet e tij të tjera për të arritur pastrimin shpirtëror.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit