Në mbrëmjen e së enjtes është raportuar për një vetëaksident në Fshatin Sllatinë, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Në aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditën e së enjtes në Sllatinë, ku si pasojë e kësaj mbetën të vdekur burrë e grua.
Ndërkaq nga familjarët e ngushtë bëhet e ditur se varrimi i tyre bëhet sot në orën 16:30, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Me daten 29.08.2024, rreth ores 18:56 Policia ka pranuar informaten se afer fshatit Sllatin, drejtimi Prishtine-Pej nje veture ne te cilin gjendshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe eshte shkaktuar nje vetaksident. Menjeher policia ka reaguar ne lokacion dhe jane njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfiksat. Sipas informatave fillestare dyshohet se perveq lendimeve te renda trupore raportohet edhe per pasoja fatale ne kete rast. Autoritetet ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po kryejn hetime, perderisa per detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje.