Nesër studentët protestojnë për udhëheqësit e UÇK-së, dikur, në vitin 1992, si lider studentor, Hashim Thaçi protestonte për të drejtat e studentëve

- Advertisement -

Në vitin 1992, Hashim Thaçi kishte zhvilluar një jetë paralele. Ndërsa natën merrej me organizimin e luftës, ditën, në cilësinë e liderit studentor, organizonte protesta dhe mbante konferenca për media, duke e kritikuar regjimin e Millosheviqit.

Gazeta “Bujku”, më 2 shtator 1992, kishte raportuar se Unioni i Pavarur i Studentëve kishte mbajtur një mbledhje të udhëhequr nga Hashim Thaçi, ku paralajmëroheshin organet e dhunshme serbe se objektet universitare u takojnë studentëve dhe se ata nuk do të heqin dorë nga to.

“S’HEQIM DORË NGA OBJEKTET UNIVERSITARE” ishte titulli i gazetës “Bujku”, i cili pasqyronte vizionin dhe guximin e studentëve, të cilët, pavarësisht rreziqeve të jashtëzakonshme, nuk i ishin nënshtruar regjimit të Millosheviqit.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Kosovës, e cila u mbajt dje nën drejtimin e Hashim Thaçit, u shqyrtua gjendja në organizatën e studentëve, pengesat që po paraqiten për kryerjen e punëve të kësaj organizate të vetme studentore. Po ashtu, u debatua për përgatitjet për regjistrimin e studentëve të rinj, afatin e provimeve të shtatorit, përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik 1992/1993 në këto kushte të rënda të okupimit, si dhe për hapat që do të merren për kthimin e objekteve universitare të ndërtuara nga populli i Kosovës, prej të cilave nuk do të heqim dorë në asnjë mënyrë. Përmes kësaj kumtese ftohen të gjithë kryetarët e unioneve të fakulteteve të UP-së që të paraqiten në Kryesinë e Unionit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës”, thuhej në artikullin e datës 2 shtator 1992.

Të ngjashme

Të fundit