Sherifi: Protestat të domosdoshme, por pa veprim institucional mbeten vetëm shprehje pakënaqësie”

- Advertisement -

Bilall Sherifi i NISMA-s Socialdemokrate ka kërkuar veprim institucional pas verdiktit të Hagës që dënoi drejtuesit e UÇK-së me 81 vite burgim.

Ai tha se protestat “janë të domosdoshme” por se të pashoqëruara me veprim institucional ato mbeten “vetëm shprehje pakënaqësie.”

“Vetëm me ekipet mbrojtëse u provua. Rezultatin tanimë e dimë!,” tha ai.

Postimi i plotë:

Protestat shprehin revoltën. Institucionet, pozitë dhe opozitë, duhet ta bëjnë betejën!

Në shesh shprehet pakënaqësia. Përmes institucioneve luftohet padrejtësia dhe vihet në vend drejtësia!

Protestat janë të domosdoshme, por protestat pa veprim institucional mbeten vetëm shprehje e pakënaqësisë!

Ata që nuk kanë pushtet, institucione, diplomaci dhe mekanizma juridikë, le të dalin në shesh!

Por ata që i kanë këto në dorë, qoftë në pozitë apo opozitë nuk duhet të mjaftohen me kaq!

Mund të vazhdojmë të bëjmë me gisht nga njëri-tjetri, por kjo nuk e ndihmon kauzën, përkundrazi, na dëmton.

Prandaj, qeveria, kuvendi, dhe institucionet e drejtësisë duhet të bëjnë atë që u takon: të veprojnë, të përdorin çdo mekanizëm politik, juridik e diplomatik, dhe ta mbrojnë Kosovën dhe UÇK-në, me të gjitha mjetet që i kanë në dispozicion!

Vetëm me ekipet mbrojtëse u provua. Rezultatin tanimë e dimë!

Me të njëjtën rrugë, nuk mund të presim rezultat tjetër!

Për të ndryshuar rezultatin, duhet të ndryshojmë rrugën!

Të ngjashme

Të fundit