Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në fshatin në Përqevë të Klinës, ku ishin përfshirë një veturë dhe një kombi-bus e të cilat ishin kapluar nga zjarri.
Sipas PK-së, personi vdekjen e të cilin e ka konstatuar ekipi mjekësor kishte mbetur në veturë.
“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Përqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe një person që kishte mbetur brenda është gjetur pa shenja jete”, ka thënë për Teve1.info, zëdhënësi Fadil Gashi.
Ai ka thënë se ekipet përgjegjëse janë në vendin e ngjarjes.