Vdes një person në Kamenicë, policia: Derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka vdekur një punëtor në Kamenicë.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se viktima derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raport.

Të ngjashme

Të fundit