Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, ka bërë me dije se partia e Albin Kurtit po e ndien se nuk e ka përkrahjen e duhur të qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës.
Ai ka vlerësuar se për këtë arsyeje Kurti po e keqpërdoru buxhetin e shtetit duke shpërndarë miliona eurove në prag të fushatës.
Sipas tij, diaspora nuk mund të manipulohet nga partitë politike.
“Diaspora nuk është e asnjë partie dhe nuk mundet me u manipulu dhe madje diaspora i sheh nga një kënd tjetër se sa ne këtu, por mënyra se si po i menaxhon Qeveria paratë, e kam përshtypjen se po e ndien rrezikun se qytetarët s’kanë me i votu dhe tash po mundohen në mënyra të ndryshme me i stimulu në favor të interesit partiak. Kjo nuk është e rastësishme dhe po të i dilnin votat LVV siç po pretendon nuk do i bënte këto”, ka deklaruar Humolli për FrontOnline.






