Vdes babai i Joshua Kimmich, mesfushori s’do të jetë sot kundër Arsenal

- Advertisement -

Joshua Kimmich mungoi në seancën e fundit stërvitore të FC Bayern të martën përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit dhe nuk do të jetë as sot në fushë kundër klubit londinez.

Bayerni ka njoftuar para pak minutash se mungesa e 31-vjeçarit ka të bëjë me një ngjarje të rëndë që ka prekur familjen e tij.

Ylli i Bayernit po mban zi për vdekjen e papritur të babait të tij, Berthold Kimmich.

Për kapitenin, vdekja e babait është një humbje e madhe pasi Berthold Kimmich, i njohur edhe si Beppo në qytetin e tij të lindjes, ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e Joshuas.

Joshua u rrit me të atin, Bertholdin, nënën, Anjan dhe motrën, Deborah. Bertholdi, i cili luante futboll me të rinjtë në Bösingen, e inkurajoi të birin që nga fillimi i karrierës së tij si futbollist. Më vonë, rruga e Joshuas e çoi atë nëpërmjet VfB Stuttgart dhe RB Leipzig te FC Bayern Munich.

Të ngjashme

Të fundit