“Dardanet” avancojnë në ranglistën e FIFA

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, ka avancuar për dy pozita në renditjen e FIFA-s.

FIFA publikoi ranglistën e fundit, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e 83-të, duke avancuar për dy pozita nga renditja paraprake.

Së fundmi, Kosova i humbi dy ndeshjet gjysmëfinale të “play-offit” kualifikues për Botëror ndaj Austrisë dhe sërish arriti të avancojë në ranglistën e re.

Për dallim prej Kosovës që ka avancuar në ranglistën e re, Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozitë në renditjen e FIFA-s.

Tani, Shqipëria është e 68-të, ndërsa në renditjen e shkuar ka zënë vendin e 67-të.

Sa i përket pozitës së parë, atë e mbanë Spanja duke lënë pas vetes SHBA-të dhe Gjermaninë.

Të ngjashme

Të fundit