24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Vazhdon targetimi dhe sulmet e Vetëvendosjes kundër medieve dhe AGK-së

- Advertisement -

Zyrtarja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali ka vazhduar këtë mëngjes sulmet e partisë qeverisëse kundër gazetarëve, medieve dhe AGK-së.

Mihali ka kërkuar hetime ndaj medieve të Kosovës për pretendimet e gazetës boshnjake, që sipas saj, “është një gazetë investigative, dhe nuk është një gazetë regjimesh”.

Mihali gjithashtu i ka bërë thirrje AGK-së, të kërkojë hetime duke shkruar se “Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë”.

Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë. Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit