Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Afrim Gashi.

Sipas njoftimit, në kuadër të vizitës, Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Gashin, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

Të ngjashme

Të fundit