6.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Vazhdon mungesa e barnave në Kosovë

- Advertisement -

Blerjet e barnave të listës esenciale në barnatoret private pranë QKUK-së janë të shpeshta.

Me recetat e përshkruara nga mjekët e QKUK-së, familjarët e pacientëve orientohen te barnatoret private që t’i blejnë barnat të cilat institucionet shëndetësore nuk arrijnë t’i sigurojnë.

Madje, mjekët në Klinikën e Pediatrisë, në mungesë të materialit shpenzues, detyrohen t’i ndajnë në gjysmë shpatullat për kontrolle të fytit.

Nga mungesat e medikamenteve elementare, nuk kursehen as pacientët e hospitalizuar.

Por, më të kushtueshmet janë barnat për sëmundjet malinje.

Në një përgjigje me shkrim, zyrtarë nga barnatorja qendrore thonë se vazhdimisht i furnizojnë klinikat në baza tremujore, por nuk japin detaje se cila prej tyre ka më shumë kërkesa dhe deri në çfarë mase përmbushen kërkesat./rtk

Për vitin 2023, për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar janë ndarë 139 milionë euro, 36 milionë prej tyre për barna dhe material shpenzues, 6 milionë më shumë se vitin e kaluar. /rtk/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit