Vazhdojnë ndeshje e xhiros së 32 në Superligë

- Advertisement -

Sot vazhdojnë ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës, me tri përballje që premtojnë emocione të mëdha dhe rezultate të rëndësishme për renditjen finale të sezonit.

Dukagjini, finalist i Kupës së Kosovës, do të presë Drenicën në Klinë në një ndeshje që ka shumë rëndësi për të dyja ekipet.

Ndërkohë, Ballkani do të jetë nikoqir i Llapit, ndërsa Gjilani do të luajë në shtëpi ndaj Ferizajt, që gjithashtu është finalist i Kupës së Kosovës.

Të tri ndeshjet do të zhvillohen në ora 15:00 dhe priten me shumë interes, pasi secila prej tyre mund të ndikojë në ndarjen e pozitave në renditje

Të ngjashme

Të fundit