Udhëtimi i Brazilit në Kupën e Botës mori një fund të dhimbshëm pas një humbjeje 1-2 ndaj Norvegjisë, duke i dhënë fund një epoke për Neymar Jr.
Sulmuesi 34-vjeçar i Santosit njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar duke vendosur të mos luajë më me fanellën e Brazilit.
Pas njoftimit, babai i Neymar, Neymar Sr., shkroi në rrjetet sociale një mesazh emocional për të birin duke i kërkuar të luajë ende.
“Oh, bir… Çfarë udhëtimi. Një ëndërr që nuk është bërë realitet ende nuk do të thotë se ka vdekur”.
“E pashë djaloshin të rritej dhe të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Më i miri nuk varet nga mosha apo rrethanat”.
“Dua të të kërkoj diçka si baba: bir, vazhdo të luash futboll”.
“Rizbulo gëzimin e të pasurit topin në këmbët e tua. Zoti të ka dhënë një shans tjetër për të bërë atë që gjithmonë ke dashur. Shijo futbollin”.
“Mos ki frikë nga e nesërmja. Jeto për të sotmen. Stërvitu. Buzëqesh. Luaj futboll. Kënaq njerëzit edhe një herë”, ka shkruar ndër tjerash babai i Neymarit.
Kjo është një lutje e sinqertë nga një baba i cili beson qartë se Neymar ka ende shumë magji për të dhënë.







