Federico Valverde ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, raporton gazeta spanjolle AS.
Mesfushori uruguaian kishte kontratë me madrilenët deri në vitin 2029, por palët kanë rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për dy sezone të tjera.
Marrëveshja përfshin edhe një rritje të konsiderueshme të pagës, me Valverden që pritet të bëhet një nga futbollistët më të paguar të skuadrës.
28-vjeçari është një nga liderët e Real Madridit dhe mban edhe shiritin e kapitenit. Njoftimi zyrtar i rinovimit pritet të bëhet së shpejti.






