Arijon Ibrahimoviq zbulon kontaktet me FFK

- Advertisement -

Sulmuesi Arijon Ibrahimoviq ka pranuar kontaktet me Federatën e Futbollit të Kosovës, por ka thënë se ende nuk ka marrë një vendim të prerë se cilin shtet ta përfaqësojë në nivelin senior.

Ibrahimoviq ka thënë se aktualisht është i fokusuar te Gjermania U21 kurse sa i përket ekipit të parë, ka shtuar se ende nuk është kontaktuar nga selektori i ri, Juergen Klopp.

“Po, kam pasur kontaktet me federatën e Kosovës dhe mund të them se zhvillimin pozitiv të federatës dhe të futbollit kosovar, e përcjelli me shumë respekt. Megjithatë, fokusi im aktualisht është te ekipi U21 i Gjermanisë, për të cilin luaj më shumë kënaqësi”, ka thënë Ibrahimoviq.

20-vjeçari ka luajtur për të gjitha gjeneratat e reja të Gjermanisë, kurse me U21 ka 5 paraqitje dhe 1 gol të shënuar deri më tani.

Ai është i huazuar te skuadra e Augsburgut nga Bayern Muncheni, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Të ngjashme

Të fundit