Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, ka adresuar situatën me bashkëlojtarin e tij, Aurelien Tchouameni.
Dyshja së fundi u përfshinë në një rrahje që përfundoi me hospitalizimin e uruguaianit.
“Ndihem mirë. Kam mbështetjen dhe dashurinë e shumë njerëzve, të fansave, të klubit”, ka thënë Valverde.
“Nganjëherë duhet t’i tejkaloni këto pengesa të vogla në futboll dhe në jetë”.
“Ju mësoni të rriteni dhe të piqeni si person. Krejt kjo do të më bëjë kapiten më të mirë në vitet në vijim”.






