Policia e Kosovës ka arrestuar kandidatin për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu.
“Zoj, çka jam tuj të bo, për me ardh në stacion. Unë vij vet, cilin stacion don unë vij vet, veç tregom pash zotën çka po të boj, a po më tregon çka po të boj”, dëgjohet të thotë Kryeziu në një video që është publikuar në media gjatë arrestimit.






