Valon Syla ironizon me Zvërnecin: Kishte me qenë mirë që Rama me thirrë Greta Thunbergun për ta rishikuar çështjen

- Advertisement -

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla e ka komentuar çështjen e shumëpërfolur të Zvërnecit në Shqipëri, duke e ftuar kryeministrin Edi Rama ta ftojë një figurë ndërkombëtare, sipas tij për ta trajtuar situatën.

Syla ka ironizuar duke propozuar që të ftohet aktivistja suedeze Greta Thunberg për të formuar një komision ndërkombëtar që do të rishikonte çështjen në Zvërrnec, e që sipas tij ndoshta mund të ndihmonte në sqarimin e dilemave dhe ndoshta do të fitonte besimin e protestuesve.

Sipas tij, nëse çështja qenka ambientale, atëherë le të trajtohet si e tillë.

 

 

“Kishte me qenë mirë që Kryeministri Edi Rama me thirrë Greta Thumbergun me formu një komision ndërkombëtar për ta rishikuar çeshtjen ambientale ne Zvërrnec. Besoj se i kishin sqaru shumë dilema… asaj i kishin besu protestuesit ndoshta. Midis sezonit turistik. Midis problemeve tjera dhe pak para antarësimit ne Bashkim Evropian… nese çeshtja qenka ambientale… le te trajtohet si ambientale. Apo, jo?”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit