16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Valon Syla i kundërpërgjigjet Nexhmedin Spahiut: Çka po të pengon humori dhe barcoleta?

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla i është kundërpërgjigjur opinionistit Nexhmetin Spahiu, i cili tha se edhe ai do të duhej të dënohej për “nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit”, kjo pasi sulmuesit e tij u dërguan në paraburgim për 30 ditë.

  • Spahiu, fillimisht shkroi se “urrejtjen dhe mosdurimin e ka nxitur Valon Syla, më pas sulmuesit e kanë shprehur mosdurimin e tyre në mënyrë të palejueshme”.
Ai madje, i ka quajtur prokurorin dhe gjykatësin “idiotë”.

Ndërkaq, Syla përmes një reagimi të tij, ka pyetur se çfarë po i pengon humori dhe barcoleta opinionistit Spahiu.

“’Humori dhe e keshmja e mbyt frikën dhe pa frikë nuk mundet me pasë fe’. Kështu shkruan Umberto Eco, te romani Emri i Trëndafilit.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 3 të dyshuarëve L.D, K.H, dhe O.H, për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Masa e paraburgimit është caktuar për 30 ditë. Të dyshuarit po akuzohen për veprën “nxitje e përqarjes dhe mos durimit.

Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e së martes nga tre persona pak minuta pasi ai kishte dalë nga studioja e T7, dhe pësoi lëndime të lehta në kokë. Sulmi ndaj tij, me shumë gjasë ka ndodhur për shkak të disa postimeve të gazetarit në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit