Kështu ka bërë të ditur vet Gara përmes “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Garës:
Jam e nderuar që në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të pranoj çmimin e Kosovo CSR Network për Fuqizimin e Grave për iniciativën tonë Globale Engineer Girls.
Kjo mirënjohje thekson përpjekjet e jashtëzakonshme të ekipit tonë të përkushtuar dhe mbështetjen e paçmuar nga partnerët tanë, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, Universitetet Publike, Tintam Sharrcem, Netxxio, Next Gen Networks Institute, ambasadën Finlandeze dhe shumë të tjerë.
Në Global Engineer Girls, ne jemi të pasionuar për të nxitur një botë të barabartë gjinore. Ky çmim forcon angazhimin tonë për të frymëzuar gratë për të ndjekur karrierën në STEM, veçanërisht në inxhinieri.