Familja e veteranit të luftës, Gani Koci, po vazhdojnë të kërkojnë nga institucionet e vendit saktësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që të mundësojnë importimin e një ilaçi për trajtimin e sëmundjes së tij.
Këtë ilaç, siç shkruan vajza e Kocit, nëse dikush e blen dhe e fut në Kosovë, është e paligjshme.
Ajo shkruan se kjo situatë është skandaloze dhe e papranueshme nëse mendohet të ketë shëndetësi të barabartë.
Sipas Enkelë Kocit, familja e tyre nuk kanë mundësi ta blejnë këtë ilaç në këtë mënyrë.
Tutje ajo ka kërkuar që të merren masa urgjente në lidhje me këtë çështje sepse çdo vonesë mund të çojë në fatalitet.
Kërkesa e plotë e saj:
https://www.facebook.com/share/p/PtqtmWc8uhBoZsKT/?mibextid=oFDknk
Postimi një ditë më parë:
I lutem te gjith pacientet te cilet vuajne nga keto lloj kancere, qe te me lajmerohen te cileve I’u eshte MOHUAR dhenja e barit PEMBROLIZUMAB nge QKUK, si shkak i vendimit te marre nga Komiteti per Barna Esenciale te cilet nuk ia kane haberin se per cfare ipen keto terapi!!
PARALAJMERIM, do te paditeni ju kriminel qe luani me jete te njeriut!!!!!!!!!!!!!
“1. Trajtimi i melanomës malinje te avancuar ose metastatike tek te riturit dhe moshat pediatrike (212 vjeç), si monoterapi (PS 0-1)
2. Si monoterapi per trajtimin e kancerit metastatik te mushkerive me qeliza jo te vogla
(NSCLC) në pacientet e rritur, tumorët e te cileve shprehin PD-L1 me TPS≥ 50% dhe kane ECOG statusi 0-1.
3. Pembrolizumab i kombinuar me kemoterapi preferohet te pacientet te cilet e shprehin PD-L1 me TPS≥10 deri 50%.
4. Trajtimi i alveolar soft part sarcoma (ASPS), forma metastatike ose forma e cila nuk mund te trajtohet në menyre kirurgjike, te pacientet e rritur dhe pacientet pediatrike me
moshë ≥2 vjeç.
*Aprovohet aplikimi i kater cikleve te trajtimit, pas tê cilave eshte i detyrueshëm perpunimi klinik dhe diagnostik me qellim te vleresimit te shkalles se pergjigies së tumorit dhe toleranca e trajtimit. Vazhdimi i trajtimit eshte i mundur vetem në rastin e nje pergjigje pozitive tumorale ndaj trajtimit (i plote, i pjesshem, ose semundje e gendrueshme), deri ne progresionin e semundjes.
Ilaçi futet ne terapi ne baze të mendimit te tre mjekeve nga Klinika e Onkologjise dhe
Radioterapisẽ ne Prishtine (QKUK).” Teksti i marre nga Lista per Barna Esenciale!
Une e familja ime nuk mundemi te llogarisim ne ata familjare e shoqeri qe na kane ndihmuar deri tani, sepse shtetiiiiiii i poshter duhet te na sheroj baballaret, motrat, vllezerit, e femijet!!!!!!!!
5 pacienta te cilet ndodhen ne listen e larte cekur vetem i kam te dokumentuar!
Do te paguani, nese jo me burg shpresoj qe ankthin qe ne po e perjetojme, ta perjetoni ju, femijet dhe femijet e femijeve tuaj!!!!!!!