Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka publikuar në rrjete sociale një pjesë nga fjalimi i Jakup Krasniqit një vit më parë në Hagë.
Në fjalimin e tij, Krasniqi tregon bisedën me Adem Jasharin.
“Kam qarë kur pashë në një depo materialesh ndërtimore të gjithë ata të vrarë të familjes Jashari. Adem Demaçi më tha ‘Jakup nuk ka fitore’ pa luftë dhe sakrifica. Unë e dija se ky ishte ‘çmimi i lirisë’. Unë po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi të jetonin asnjë ditë të fëmijërisë së tyre,. Në ato momente e kuptova se nuk mund të jetoja më duke futur kokën në zall si struci. Ishin momente vendimtare. Në ato momente thashë ‘Liri a vdekje’ por kurrë më nën këtë gjenocid”.
”.