Albin Kurti i Vetëvendosjes ka vazhduar kampanjë zgjedhore duke u thirrur në investimet në mbrojtje.
Ai duke aluduar në qeverinë e Ramush Haradinaj tha se në vitet 2018-2020 ishim vetëm “4 milionë euro për armatim dhe municione,” ndonëse ligjet për ushtrinë kishin kaluar vetëm në dhjetor të 2018-ës.
“Nga 4 milionë për armatim e municion në periudhën 2018-2020, ne kemi qindfishuar investimet në mbrojtje. Në qeverisjen tonë kemi kaluar shifrën prej 430 milionë eurosh. Në mandatin e ri do të investojmë 1 miliard euro për ushtrinë tonë, e teksa po vendosim themelet e industrisë së mbrojtjes këtë vit do të kemi fishekët e parë Made in Kosova,” tha ai.






