15.8 C
New York
Wednesday, September 27, 2023

Buy now

Ushtria izraelite thotë se afër Tel Avivit kanë shpërthyer dy raketa palestineze

Ushtria e Izraelit ka thënë se militantët palestinezë në Gaza kanë hedhur dy raketa drejt Detit Mesdhe të shtunën, duke shkaktuar një shpërthim afër bregdetit të Tel Avivit.

Policia tha se nuk janë shkaktuar pasoja në njerëz ose dëme materiale, shkruan Reuters.

Asnjë grup militant nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për hedhjen e këtyre raketave. Fronti mes Gazës e Izraelit ka qenë relativisht i qetë që nga lufta 11-ditore në maj.

Megjithatë, të mërkurën, të shtënat nga Gaza, nga të cilat u plagos një civil izraelit, nxitën sulme me tanke nga ushtria izraelite, duke plagosur tre palestinezë.

Të ngjashme

107,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit