Ushtria e Izraelit ka thënë se militantët palestinezë në Gaza kanë hedhur dy raketa drejt Detit Mesdhe të shtunën, duke shkaktuar një shpërthim afër bregdetit të Tel Avivit.
Policia tha se nuk janë shkaktuar pasoja në njerëz ose dëme materiale, shkruan Reuters.
Asnjë grup militant nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për hedhjen e këtyre raketave. Fronti mes Gazës e Izraelit ka qenë relativisht i qetë që nga lufta 11-ditore në maj.
Megjithatë, të mërkurën, të shtënat nga Gaza, nga të cilat u plagos një civil izraelit, nxitën sulme me tanke nga ushtria izraelite, duke plagosur tre palestinezë.