Një zyrtar ushtarak izraelit tha se më shumë se 100 dronë ishin nisur drejt Izraelit nga Irani.
Sipas zyrtarit, qasja e tyre ndaj Izraelit po gjurmohet dhe po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vendin, shkruan CNN.
Zyrtari deklaroi se Izraeli po vëzhgonte “aparatet” e tjera që Irani mund të lançonte gjithashtu.
“Ne po ndjekim aftësitë e tjera të lëshimit që Irani ka në këtë moment. Nuk mund të konfirmoj asgjë pozitive në lidhje me municionet e tjera përtej dronit, dronëve shpërthyes që Irani ka nisur ndaj nesh”, theksoi ai.