23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Gjenerali amerikan para Senatit: Do t’i shtojmë edhe ushtarët edhe pajisjet e rënda në Kosovë, situata s’është e mirë

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO do ta rrisin edhe numrin e ushtarëve të KFOR-it edhe nivelin e pajisjeve ushtarake në terren për shkak të situatës në Veri ka thënë Christopher Cavoli, gjenerali amerikan që shërben si komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Aleatëve për Evropë.

Cavoli këto komente i ka bërë i pyetur në Komisionin e Senatit Amerikan për Forcat e Armatosura, rreth çështjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje.

“A janë trupat e KFOR-it të gatshëm për t’iu përgjigjur krizës në Ballkanin Perëndimor pas tensioneve në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë?”, është pyetur Cavoli nga senatorja Jeanne Shaheen.

“Ka probleme në Evropë (si Ballkani Perëndimor) që nuk janë të mira për sigurinë nacionale amerikane. Gjithashtu nuk janë të palidhur me konflitin në Ukrainë”, ka thënë fillimisht Cavoli, shkruan AP.

Ai u tregoi senatorëve në pjesën e hapur të sesionit se “kemi bërë një analizë për KFOR-in dhe del se jo vetëm që na duhen më shumë trupa të KFOR-it, por na duhet edhe forcë më e rëndë (e armatosur më shumë) dhe aktualisht jemi në proces të kësaj. Të gjitha shtetet po tregohen gjeneroze, por ne do të vendosim pajisje më të rënda në terren dhe gjithashtu më shumë njerëz”.

Komandanti amerikan pohoi se SHBA-të kanë rritur “edhe njësitin e inteligjencës për të kuptuar më mirë çfarë saktësisht po ndodhë (në Kosovë dhe në Bosnje)”.

Kjo nevojë për shtim të ushtarëve dhe pajisjeve më të rënda ushtarake vjen në një kohë kur në Veri të Kosovës ende ka probleme të theksuara të sigurisë, të përcjellura nga mosmarrëveshjet politike.

Derisa në nivel global, Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën e Irani ka filluar gjithashtu një sulm ajror kundër Izraelit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit