11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Urimi i Agim Ademit për arritjen historike të FC Prishtunës 01

- Advertisement -

FC Prishtina 01 do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke u futur në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës. 

Pas arritjes historike, presidenti i Federatës së Kosovë, Agim Ademi ka uruar skuadrën nga kryeqyteti. 

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Prishtina 01 po e përfaqëson futsallin kosovar në mënyrën më dinjitoze. 

“Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Lituani, ka arritur të futet në fazën e Elite Round të Ligës së Kampionëve, në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës. FC Prishtina 01 përfaqësoi futsallin kosovar në mënyrën më dinjitoze, me lojë të bukur dhe kulturë të lartë sportive, duke konfirmuar rritjen që ka ky sport në vendin tonë. Përgëzoj të gjithë lojtarët e FC Prishtina 01 për suksesin e arritur si lider të grupit, trajnerët Haki Ahmetin dhe Ferid Agushin, stafin dhe drejtuesit e klubit për suksesin e sotshëm”, ka shkruar ai. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit