Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA përmes një postimi në “X” ka njoftuar se sa persona janë larguar nga Rafah.
Kjo agjenci tha se rreth 600 mijë njerëz janë larguar nga Rafah që kur Izraeli, siç tha agjencia, intensifikoi operacionet e tij ushtarake këtë muaj.
UNRWA tha se rreth 1.7 milion njerëzve u është dashur të lënë shtëpitë dhe strehimoret e tyre që nga fillimi i luftës në tetor.