8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Unioni i Bizneseve themelon Kuvendin e Degës në Kosovë me kryesinë prej pesë anëtarësh

- Advertisement -

Shkëlzen Jusaj me 19 vota, Burim Piraj me 9, Faton Kutllovci me 8, Miftar Veseli me 7 vota dhe Faton Nuredini me 6, janë zgjedhur anëtarë të Degës në Kosovë nga Unioni i Bizneseve. Nga 25 fletëvotime, ku prej tyre të gjitha kanë qenë të vlefshme, Kryesia e Kuvendit të Degës u zgjodh me 5 anëtarë, raporton Ekonomia Online.

Shkëlzen Jusaj, pas përzgjedhjes ka thënë se do të punojnë për drafte që t’i propozojnë në institucione, në të njëjtën kohë ai i falënderojë ata që e votuan.

“Ka probleme tjera se po vuan Kosova për fuqi punëtore, ne propozojmë institucioneve për të krijuar shkolla profesionale për të fuqizuar fuqinë punëtore. Unë kam propozime që të kemi memorandume bashkëpunimi, të harmonizojmë dhe t’i vendosim në drafte t’i dërgojmë në institucione për t’i zhvilluar. Falënderoj të gjithë ju, për besimin dhe sigurisht se do bëjmë maksimumin të mos iu dështojmë”, ka thënë Jusaj.

Drejtori Ekzekutiv i UBShGJ-së, Bekim Brestovci, ka thënë se qëllimi dhe synimi i Unioneve të Bizneseve është krijimi i anëtarësimeve në Kosovë.

“Unioni i Bizneseve që 10 vite, ka pas një rezultat tejet të madh i cili është për krenari për secilin anëtarë që kanë dhënë kontributin e tij. Një nga objektivat, është ndërlidhja sa më e madhe dhe marrja e shumë shërbimeve, të krijojmë anëtarësi në Kosovë. Synimet tona janë bukur madhore dhe arritja e tyre është shumë e rëndësishme”, ka thënë Brestovci.

Ai ka shtuar se, sot është një ditë shumë e veçantë për unionin, e prej 56-të zyrave pritet  të hapen të tjera.

“Për ne si union është një ditë e rëndësishme e veçantë, sepse po bëhen 7 muaj ku po hapn zyrat, sot pas 7 muaj po takohem me një numër të anëtarëve që deri më tani janë 56-të, andaj të gjithë ju që jeni sot prezent iu përshëndes dhe faleminderit”, ka thënë ai.

Ndërsa, Nazmi Viqa, Kryetari i UBShGJ-së, tha së shtatë muaj më pas jemi mbledhur për ta bërë kurorëzimim e një punë të madhe të degës në Kosovë.

“Kjo është një dëshmi e realizimit të Unionit për punën tonë. Ndihem shumë krenarë me punën tonë. Kosova ka shumës fida në zhvillimin ekonomik, Unshgj duhet të jetë shumë aktiv në këtë aspekt të jap kontribut direkt, një është qasja direkt në financa”, ka thënë ai.

“Mbështetja për eskportet kanë arritur standardet e kërkuara, disa kanë depërtuar në treg disa jo, qëlkimi jonë është formimi i urëlidhësve. Bizneset kanl nevojë që të krijojnë kontakt për biznese dhe kompani tjera, është me rëndësi me ato gjermane”, tha Viqa.

Ai shtoi se me themelimin e degës në Kosovë, pret të ketë angazhim në zhvillim të aktiviteteve dhe zgjerim të vendit.

“Në fokus grupet sektoriale në identifikim për zhvillim të ekonomisë së vendit, të bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare edhe ato të Unionit në Gjermani. Fuqia jonë është e madhe por edhe përgjegjësia”, ka thënë Viqa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit