Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, është nderuar me mirënjohje nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Ditën e Flamurit.
Mirënjohja ka të bëj me kontributin shoqëror.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka falënderuar kryetarin e Unionit dhe të Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, për këtë mirënjohje.
“E nderuar me mirënjohje për kontribut shoqëror nga Unioni i Bashkive Shqipëtarëve në ditën më të bukur të shqipëtarëve 28 Nëntor – Tiranë. Faleminderit kryetarit të Unionit dhe të Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj Faleminderit znj.Andriola Kambo – drejtoreshë e Unionit. Faleminderit edhe krejt shqiptarëve me moton ‘Para se me pyet shtetin çka ka bërë për ty, pyete veten çfarë ke bërë për ti për shtetin’”, ka shkruar Hoxha.