Agjencia e OKB-së për të drejtat e fëmijëve, UNICEF tha se 700 mijë fëmijë në Gaza janë “detyruar të lënë gjithçka pas”.
UNICEF bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
“Në Gaza, më shumë se 700,000 fëmijë janë zhvendosur – të detyruar të lënë gjithçka pas. Ndërsa nevojat humanitare rriten, UNICEF-i bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, për qasje të qëndrueshme dhe të papenguar për të ofruar ndihmë dhe lirim të sigurt të të gjithë fëmijëve të rrëmbyer”, thuhet në deklaratë.