10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

UNDP-së: 50.1% e njerëzve janë të kënaqur me punën e institucioneve

- Advertisement -

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik.

 

Të dhënat për këtë përmbledhje janë mbledhur nga 17 prilli deri më 7 maj 2024, duke reflektuar opinionin e mbi 1,300 të anketuarve që mbulojnë të tridhjetë e tetë komunat, duke përfshirë zonat urbane dhe rurale, dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës.

Një pjesë e Përmbledhjes të Pulsit Publik ka të bëjë me kënaqshmërinë e qytetarëve me punën e institucioneve të vendit.

Të dhënat tregojnë se mesatarisht 50.1% e njerëzve janë të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës.

Kënaqshmëria me Presidenten është regjistruar në 69%.

“Kënaqshmëria me punën e Kabinetit Ekzekutiv u regjistrua në 53.3%, ndërsa me punën e Kryeministrit u regjistrua në 58.3%”, thuhet në Përmbledhjen e Pulsit Publik.

Kënaqshmëria me punën e Kuvendit ishte 52.10%, ndërsa kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit ishte 64.4%.

Shkalla e kënaqshmërisë me gjykatat ishte 27.1% dhe me Prokurorinë 26.5%, thuhet në raportin e UNDP-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit